Kështu Liam ia uron ditëlindjen të birit

Mediale Vip

Kështu Liam ia uron ditëlindjen të birit

Më: 23 mars 2018 Në ora: 09:39
Liam Payne, Cheryl dhe djali

Djali i Liam Payne është bërë njëvjeçar!

Këngëtari 24-vjeçar ia ka uruar përmes Instagramit ditëlindjen e parë të birit të tij të quajtur Bear.

“Nuk më besohet që njeriu im i vogël është bërë një vjeç sot, ku shkoi gjithë kjo kohë? Urime ditëlindjen bir, ti je bota ime”, shkroi Liam në përshkrimin e fotografisë së mëposhtme.

Këngëtari dhe e dashura e tij prej shumë kohësh, Cheryl Cole, e mirëpritën Bear vitin e kaluar dhe që nga lindja e kanë mbajtur krejtësisht jashtë vëmendjes së publikut.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat