Rezarta Shkurta ju zbulon dashurinë e përjetshme

Mediale Vip

Rezarta Shkurta ju zbulon dashurinë e përjetshme

Më: 23 mars 2018 Në ora: 14:48
Rezarta Shkurta

Rezarta Shkurta është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare. Prej kohësh i është larguar muzikës dhe i është përkushtuar biznesit të saj privat. Duket se çdo gjë po ecën mirë në jetën e saj, prandaj ajo nuk nguron në publikimin e fotove të jetës së saj profesionale dhe private. Biznesi i saj ka në qendër fotografitë dhe organizmin e eventeve.

Me foton e fundit të publikuar, Rezarta na ka treguar se është vetë ajo që fshihet pas detajeve më të rëndësishme dhe bën punën më të madhe në organizim. “Pas çdo skenografie duart e mia përfundojnë kështu! Më kujton fëmijërinë kur pikturoja. Nuk e përshkruaj dot kënaqësinë që ndjej. Për mua kjo nuk është punë, por dashuri e përjetshme”, -ka shkruar ajo në foton e publikuar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat