Amber Rose për ish të dashurin: E dua, më mungon

Mediale Vip

Amber Rose për ish të dashurin: E dua, më mungon

Më: 24 mars 2018 Në ora: 08:01
Amber Rose dhe 21 Savage

Javën e kaluar, u tha se Amber Rose dhe i dashuri i saj, reperi 21 Savage janë ndarë.

Por megjithatë, ylli televiziv nuk e ka pranuar se është sërish beqare.

“Të jesh në lidhje dashurie është e vështirë por kur je e famshme dhe je në lidhje dashurie është edhe më e vështirë sepse përfundon duke debatuar për gjëra që nuk do të debatoje me dikë, nëse nuk do të ishe e njohur”, ka thënë Rose në një intervistë së fundmi.

Rose duket se akoma ndjen për ish të dashurin.

“E dua, më mungon, mendoj për të secilin ditën. Nuk mund të them se jam beqare sepse akoma mendoj për të secilën ditë. Zemra jeme është akoma me të. Shpresoj se do t’i sqarojmë gjërat mes vete, por edhe nëse jo – dashuria do të mbetet”.

Pra, duket se një pajtim i mundshëm nuk është larg mendsh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat