Megan Fox në prag ndarje, ja çfarë po ndodh në familjen e saj…

Mediale Vip

Megan Fox në prag ndarje, ja çfarë po ndodh në familjen e saj…

Më: 24 mars 2018 Në ora: 09:31
Megan Fox me burrin

Aktorja e famshme Megan Fox ka sërish probleme martesore. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në “E! News” ku është pyetur për martesën e saj.

Mesa duket 31-vjeçarja nuk e priste një pyetje të tillë pasi menjëherë pas saj ka shtangur duke u përpjekur të ndryshojë temë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, doktori plastik Brian Austin Green në vitin 2015 thuajse u divorcuan por shtatzënia e Megan i dha martesës së tyre shpresë megjithëse kjo ka ndodhur për një kohë të shkurtër.

Arsyeja përse ka krizë në familjen e tyre është vetëm për shkak të parave. Brian vite më parë është përfshirë në një aksident automobilistik i cili nuk e lejon më të jetë doktor për shkak të vështirësisë në ruajtjen e balancës trupore.

Vitet e fundit është aktorja e cila po paguan për të gjitha shpenzimet ndërkohë që bashkëshorti i saj po i bën presion që ajo të rikthehet në punë në mënyrë që ata të kenë para.

Duket se Fox nuk është aspak dakort me këtë dëshirë të Green pasi momentalisht dëshiron që të përqendrohet tek fëmijët e saj. Problemet ekonomike duket se do të jenë shkaku kryesor i ndarjes së tyre nëse kjo gjë do të ndodhë në të ardhmen e afërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat