Dua Lipa i bashkohet iniciativës kundër dhunës me armë

Mediale Vip

Dua Lipa i bashkohet iniciativës kundër dhunës me armë

Më: 25 mars 2018 Në ora: 10:14
Dua Lipa

Dua Lipa është një ndër emrat më të suksesshëm nga Kosova.

Këngëtarja gjen shumë pak kohë për pushim, ngase çdo herë është e zënë me koncerte në vende të ndryshme.

Në postimin e fundit që ka bërë në rrjete sociale, ajo ka shprehur pëkrahjen për iniciativën kundër dhunës me armë.

“E trishtuar që jam në anën tjetër të botës kur kjo është duke ndodhur, por shumë e lumtur që shoh kaq shumë njerëz që janë mbledhur dhe qëndrojnë për atë çka besojnë. Duhet t’i vjen fundi dhunës me armë dhe kolektivisht duhet të sigurohemi për këtë. Le të mbrojmë fëmijët, të mbrojmë të ardhmen tonë” ka shkruar Dua.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Dua Lipa është “IDGAF”, këngë kjo që ka rezultuar shumë e suksesshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat