Jona e “Big Brother” prezanton për herë të parë vajzën, shikoni sa është rritur

Mediale Vip

Jona e “Big Brother” prezanton për herë të parë vajzën, shikoni sa është rritur

Më: 31 mars 2018 Në ora: 11:01

Ish- banorja e Big Brother Albania, Jona Kalemaj vetëm pak muaj më parë u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një vajzë të cilën e pagëzoi me emrin Santa.

Pas lajmit ku njoftoi lindjen e vogëlushes së saj, për gjithë këtë kohë Jona ka refuzuar të postojë një foto ku të shihet portreti i së bijës, gjë që e ka ndryshuar së fundmi.

Në postimet e ditës së djeshme, ajo më në fund ka vendosur të na prezantojë me fytyrën e së bijës e cila është një brune me sy të shkruar, thjesht një fëmijë i adhurueshëm.

Përbri fotos Jona ka bërë edhe një koment ku tregon se nga kush e ka marrë këtë ngjyrë të bukur të syve e vogla e saj.

"Vërtet nuk e njohe gjyshi Netin, por ai të ka dhuruar sytë e tij. E vogël, por më e madhja dashuri", ka shkruar Jona.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat