Valdrin Sahiti së shpejti baba, vajza do të lindë në SHBA

Mediale Vip

Valdrin Sahiti së shpejti baba, vajza do të lindë në SHBA

Më: 2 prill 2018 Në ora: 22:30
Valdrin Sahiti dhe Edita Ramadani

Disenjatori i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, së shpejti do të bëhet baba.

Janë ditët e fundit të shtatzënisë së bashkëshortes së disenjatorit, Editës.

Çifti ka marrë rrugë drejt SHBA-ve ku edhe pritet që të vijë në jetë vajza, një vendim interesant nga dyshja.

Edita dhe Valdrini sipas mediave shqiptare kanë vendosur edhe për emrin, por që po refuzojnë ta bëjnë publik deri në një moment të caktuar.

Valdrini dhe Edita janë në lidhje prej disa vitesh, teksa ata pos jetës bashkëshortore edhe bashkëpunojnë në kuadër të linjës së veshjeve nga disenjatori.

Valdrin Sahiti konsiderohet një prej disenjatorëve më të suksesshëm shqiptar.

SHBA-të janë destinacion i preferuar i tij pasi edhe është martuar në Las Vegas. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat