Gjykata vendos për Vali Corleonen

Mediale Vip

Gjykata vendos për Vali Corleonen

Më: 6 prill 2018 Në ora: 16:53
Vali Corleone

Ventino Corleone është liruar sot pas qëndrimit prej një muajit në Institutin e Psikiatrisë Forenzike. Gjykata Themelore e Gjilanit ka marrë sot vendim për ta liruar Coleonen. Atij i është caktuar masa e detyrueshme të vizitave në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan.

Lajmi është konfirmuar për Insajderin nga Sabit Shkodra, zyrtar për informim në Gjykatën Themelore të Gjilanit.

“Po personit që po ju referoheni ju i është shqiptuar masa e detyrueshme psikiatrike në liri, në kohëzgjatje prej gjashtë muajve në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan”

Prokuroria kishte kërkuar paraburgimin e Corleones më 7 mars, përderisa gjykata kishte refuzuar këtë kërkesë duke i caktuar masën e ekzaminimit në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në periudhë kohore prej 15 ditësh.

Këtë vendim gjykata e kishte arsyetuar duke u bazuar në mendimin dhe konstatimin e ekspertit Afrim Canaj. Pas qëndrimit të parë prej 15 ditësh në atë Institut, Corleones përsëri i ishte vazhduar kjo masë edhe për 15 ditë të tjera.

Corleone dyshohet se kishte tentuar që me dhunë t’i largojë prindërit e tij nga shtëpia. Sipas Prokurorsië, Corleone kishte kërcënuar familjarët e tij me armë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat