Këngëtari Justin Bieber mesditën e së premtes ishte nxënë duke bërë palestër në SoulCycle.
Pas një sesioni intensiv ushtrimesh, ai u pa në shoqërinë e një vajze, teksa ecnin rrugëve të Beverly Hills.
Bieber ishte i veshur thjeshtë dhe në të zeza, ndërkaq edhe vajza pranë tij dukej e veshur thjeshtë.
Ai së fundi u nda sërish nga dashuria e tij e parë, Selena Gomez, ndërkaq nuk rreshtin spekulimet lidhur me jetën e tij romantike.