E dashura e kap mat, Mozzik e pranon tradhëtinë publikisht

Mediale Vip

E dashura e kap mat, Mozzik e pranon tradhëtinë publikisht

Më: 9 prill 2018 Në ora: 19:27
Mozzik dhe Loredana

Një prej çifteve të rinj të estradës, që së fundmi po komentohen shumë nëpër media dhe rrjete sociale, janë reperi Mozzik dhe e dashura e tij, Loredana Zefi. Çifti ndan shpesh me ndjekësit në ‘Instagram’ foto e video teksa shihen të lumtur në krahët e njëri tjetrit.

Reperi ka preferuar që në videoklipet e disa këngëve të tij të bëjë pjesë edhe të dashurën,Loredanën. Përmendim këtu këngët ‘Kuks’ dhe ‘Ti amo’. Por, siç duket, Mozzik nuk ka ndërmend t’i lërë me kaq shfaqjet e tij me bukuroshen bjonde.

Në projektin e ri të reperit, ku flitet për pendesën pas një tradhëtie, shohim përsëri Loredanën pjesë të videoklipit. Në këngë, Mozzik tregon për tradhëtinë e tij ndaj të dashurës, e cila e kishte kapur mat dhe shprehet i penduar për gjestin që ka bërë. Madje reperi tepër romantik, flet fjalë emocionuese për të dashurën e tij.

Pjesemarrja ne klip e vetë të dashurës së Mozzik, tregon se kemi të bëjmë me një ngjarje të vërtetë që ka ndodhur mes çiftit dhe mesa duket, Loredana e ka falur reperin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat