Më në fund, Cardi B konfirmon shtatzëninë

Mediale Vip

Më në fund, Cardi B konfirmon shtatzëninë

Më: 9 prill 2018 Në ora: 22:35
Cardi B

Cardi B siguroi që paraqitja e saj në Saturday Night Live të jetë e paharrueshme, pasi ajo zbuloi edhe shtatzëninë e saj.

Reperja promovoi albumin e saj në këtë shfaqje, ku kishte të veshur një fustan të bardhë me anë të cilit shfaqi barkun në rritje.

Cardi, e cila u bë reperja e dytë femër që arriti majat e Billboard Hot 100 me “Bodak Yellow”, mohoi thashethemet e shtatzënisë për muaj të tërë.

Ajo dhe Offset nga Migos, janë fejuar që nga tetori i vitit të kaluar, pasi ai i propozoi asaj gjatë një koncerti live.

“Cardi dhe unë mezi presim kapitullin tonë të ardhshëm bashkë”, shkroi Offset menjëherë pas zbulimit të lajmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat