“Të kam mohuar, s’kam fëmijë”, Rita Lati nervozohet me Rozën

Mediale Vip

“Të kam mohuar, s’kam fëmijë”, Rita Lati nervozohet me Rozën

Më: 11 prill 2018 Në ora: 20:04
Rita dhe Roza Lati

Ato janë padyshim mami dhe vajza më “cool” e showbiz-it shqiptar. Roza dhe Rita Lati kanë një marrëdhënie si shoqe të ngushta.

Por kur vjen puna për disa gjëra që Roza nuk duhet t’i bëjë, Rita nuk është më një shoqe, por një mami që urdhri i saj nuk duhet të kundërshtohet.

Siç moderatorja e njohur ka treguar, Rita ja ka ndaluar asaj që të bëjë tatuazhe, pavarësisht se Roza i ka pasion. Mesa duket kjo e fundit ka vendosur që të bëjë një të ri.

Kur ka informuar Ritën për vendimin, aktorja ka reaguar ashpër duke i shkruar të bijës të mendohet mirë se përndryshe do e mohojë si fëmijë.

“Kuptimi i gjësë. Mos do të bësh ndonjë zhgaravinë tjetër, të kam mohuar s’kam fëmijë. Mendohu mirë. Viiiz”, i ka shkruar Rita.

Roza e ka postuar bisedën në “Instastorie” dhe shkruan: “Kur merr vesh mami që do bëj tattoo”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat