I publikuan videot e burrit duke e tradhtuar, Khloe merr këtë vendim!

Mediale Vip

I publikuan videot e burrit duke e tradhtuar, Khloe merr këtë vendim!

Më: 12 prill 2018 Në ora: 16:05
Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Lajmi se partneri i saj e kishte tradhëtuar gjatë kohës që ajo kishte qenë në muajin e tretë të shtatëzanisë, bëri bujë ditën e djeshme dhe i shtyu të gjithë të flasin për këtë ngjarje.

Kur mësoi për tradhëtinë e tij, moderatorja e njohur Khloe Kardashian është shtruar me urgjencë në spital, pasi pësoi kontraktime dhe komplikacione.

Të gjithë ishin kuriozë se ç’do të ndodhte me çiftin dhe ç’vendim do të merrte ajo me partnerin e saj Tristan Thompson.

Bëhet e ditur se Khloe momentalisht nuk dëshiron të ketë asnjë kontakt me Tristanin. Megjithatë, ajo ka vendosur ta lejojë partnerin të marrë pjesë në lindjen e fëmijës së tyre.

Por, pas lindjes së fëmijës nuk dihet ende nëse gjërat do të zgjidhen mes tyre dhe kjo ngjarje do të lihet pas, apo çifti së shpejti do të përfundojë i ndarë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat