Kapet duke konsumuar kokainë në lokal, arrestohet Stresi

Mediale Vip

Kapet duke konsumuar kokainë në lokal, arrestohet Stresi

Më: 14 prill 2018 Në ora: 06:32
Stresi

Policia e Tiranës ka vënë në pranga këngëtarin Arkimed Lusha të njohur edhe si ‘Stresi’ dhe një shtetas tjetër të identifikuar si Kujtim Përshpalaj.

Sipas bluve të kryeqytetit, këta dy shtetas janë kapur duke konsumuar kokainë në një lokal bastesh në rrugën ‘Ali Pashë Gucia’.

Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë për 3 shtetas të tjerë, ndërsa ka sekuestruar edhe një sasi lëndë narkotike të llojit kokainë në ambientet e të njëjtit lokal.

“Procedimi ndaj shtetasve të lartpërmendur është kryer pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të forcës së posaçme “Shqiponja”, në një lokal bastesh sportive në rrugën “Ali Pashë Gucia” janë kapur në kushtet e flagrancës shtetasit e mësipërm duke konsumuar lëndë narkotike brenda në lokal. Ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. V., 30 vjeç, banues në Tiranë; J. B., 28 vjeç , banues në Njesinë Administrative Laç dhe L. P., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese ambalazhi brenda të cilës kishte një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar e llojit kokainë, një pjatë porcelani ku sipër saj kishte një sasi pluhuri me ngjyrë bardhë dhe dy karta karburanti”, sqaron policia.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “ Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike në formën e mbajtjes” “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Moskallëzim krimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat