‘Mindili’ publikohet nga Mahmut Ferati dhe MC Lifi

Mediale Vip

‘Mindili’ publikohet nga Mahmut Ferati dhe MC Lifi

Më: 14 prill 2018 Në ora: 17:55
Mahmut Ferati dhe MC Lifi

Mahmut Ferati është një prej artistëve që për vite me radhë i ka qëndruar besnik skenës muzikore.

Këngëtari është aktiv me projekte muzikore, ndërsa këto ditë ka paralajmëruar edhe një projekt të ri.

Bëhet fjalë për projektin “Mindili”, këngë kjo për të cilën ai ka bashkëpunuar me Mc Lifin, apo siç njihet në publik Arifhikmetin.

Mahmuti ka dhënë detajet rreth projektit të ri, i cili u publikua sot në ora 17:00 dhe vjen i shoqëruar me videoklip.

“Kënga është ritmike, me tekst të Milaim Islamit, ndërsa videoklipi është punuar nga Vizioni-Libonia, kurse orkestrimin e ka bërë Kicoja”, tha këngëtari.

Kujtojmë që “Kënga për babain” është projekti i fundit nga Mahmut Ferati, e publikuar në korrik të vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat