Cardi B ka disa këshilla për Khloe Kardashian

Mediale Vip

Cardi B ka disa këshilla për Khloe Kardashian

Më: 15 prill 2018 Në ora: 08:11
Cardi B pati disa këshilla Khloe Kardashian

Cardi B pati disa këshilla Khloe Kardashian pas skandalit për tradhti nga i dashuri i saj Tristan Thompson.

Reperja 25-vjeçare, e cila e gjeti veten në një situatë të ngjashme, kur Offset u akuzua se e tradhtoi vitin e kaluar, tha se Khloe duhet të ndjekë zemrën e saj.

“Vetëm bëni atë që zemra juaj ndjen. Sepse në fund të ditës, të gjithë mundohen të duken si pastor në mënyrë që marrëdhënia e tyre të duket perfekte dhe njerëzit nuk e dinë se çfarë në fakt ndodh në lidhjen e tyre”, tha Cardi në një intervistë për BigBoy TV.

Khloe tashmë është bërë nënë për herë parë me një vajzë të cilën e ka me Tristan Thompson, ai i cili e tradhtoi vetëm pak ditë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat