I dashuruar me Albën...? Albi Nako sqaron gjithë dyshimet

Mediale Vip

I dashuruar me Albën...? Albi Nako sqaron gjithë dyshimet

Më: 15 prill 2018 Në ora: 08:40
Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha

Koreografi i njohur Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha janë kthyer në temën e ditëfe të fundit, të përfolur për një lidhje të mundshme dashurie.

Prej disa ditësh, në media e portale janë komentuar si çifti më i ri i showbiz-it shqiptar, pas një fotoje që koreografi dhe Alba kanë postuar në profilet e tyre. Pasi fotot u “bashkuan”, lajmi mori dhenë.

E vërteta është se Albi Nako dhe balerina e trupës së baletit të Tv Klan, Alba Hoxha, para pak ditësh kanë udhëtuar drejt Belgjikës, Parisit dhe Amsterdamit për një projekt që do të vënë në jetë së shpejti dhe për të cilin po përgatiten prej kohësh.

I pyetur për lajmet e reja që kanë qarkulluar në portale, Albi tha se gjithçka shkruhet lart e poshtë nuk është gjë tjetër veçse një tymnajë pa asnjë të vërtetë brenda saj: “Në jemi këtu për punë, vetëm kaq. Situata është e tillë: ne postojmë një foto dhe kaq mjafton të bëhet lajm. Po udhëtojmë me Albën, sepse po nënshkruajmë kontrata me disa balerinë të huaj, kryesisht 6 balerinë italianë, të cilët do i bashkohen trupës së baletit. Së shpejti, rikthehemi në Tiranë për të vënë në jetë projektin. Kaq është e gjitha…”

Pa lënë asnjë vend për keqkuptim dhe keqinterpretim, Albi e mbylli deklaratën pa dashur të komentojë gjatë atë që nuk ka asnjë vend për koment.

Pas divorcit me Klaudian, Albi është “ndjekur” nga sytë kureshtarë, por ai vetë hedh poshtë të gjitha spekulimet dhe aludimet për ta rikthyer në qendër të vëmendjes me lajme të rreme. Albi dhe Alba janë kolegë dhe shumë shpejt do të sjellin për publikun shqiptar një projekt shumë interesant. Ky është kryelajmi nga koreografi…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat