Prekëse: Fjolla kujton në festën e ditëlindjes, partnerin që ka ndërruar jetë

Mediale Vip

Prekëse: Fjolla kujton në festën e ditëlindjes, partnerin që ka ndërruar jetë

Më: 15 prill 2018 Në ora: 17:45
Fjolla Morina

Këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe e shumë komentuar në showbiz si për projektet e saj, fotot provokuese, ngjashmërinë me Kim Kardashian, ashtu edhe për jetën private, Fjolla Morina festoi dje ditëlindjen.

Këngëtarja mblodhi të gjitha mikeshat e ngushta në një darkë pranë pishinës. Fjolla ka postuar foto e video nga ambienti i dekoruar me tullumbaca dhe ushqime të shumëllojshme teksa shihet duke u argëtuar në shoqërinë e mikeshave.

Në një prej videove shihet se këngëtarja mban në duar disa tullumbaca të kuq të cilët i hedh në ajër dhe shkruan: “Dëshira ime e përhershme do të jetë për ty Xh”.

Sipas “Blitz” me shkronjën “Xh”, Fjolla i referohet partnerit i cili ka ndërruar jetë dhe shpesh këngëtarja ka bërë postime për të, megjithatë emri i tij nuk është bërë i ditur dhe vetë Fjolla nuk ka folur lidhur me këtë temë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat