TopAwards/ Njihuni me Ari Blue, hyrjen më të re të “The Top List”

Mediale Vip

TopAwards/ Njihuni me Ari Blue, hyrjen më të re të “The Top List”

Më: 16 prill 2018 Në ora: 15:45
Ari Blue

Ari Blue dhe projekti i saj muzikor “Liar” është një nga hyrjet më të reja të klasifikimit të “The Top List” për këtë javë. Ari Blue, emri i vërtet i së cilës është Ariana, ka zbuluar për “Top Awards” se pse ka zgjedhur të vijë me këtë emër në fushën e muzikës.

<“Unë quhem Ariana dhe shkurt më thërrasin Ari. Ndërsa “Blue” është ngjyra e syve të mi si edhe ngjyra ime e preferuar. “Blue” ka edhe disa kuptime të tjera që unë do t’jua tregoj me kalimin e kohës (qesh)”, tregon këngëtarja. Por çfarë e ka shtyrë Ari Blue të merret me muzikë?

“Isha shumë e vogël kur mami im këndonte dhe ishte mjaft aktive në koncerte, bënte shumë këngë popullore, videoklipe etj. Kur shkonim në evente të ndryshme ose në studio. Me dukej aq emocionuese të përcjellja punën e saj. Mami, zëri i bukur dhe pamja saj, më bëri të më hyjë në qef muzika çdo ditë e më shumë”.

Ari sapo ka publikuar projekti e saj më të ri, “Liar”, i cili është projekti i saj i 7-të.

E pyetur se për çfarë flet kjo këngë, Ari Blue është përgjigjur: “Liar’ është titulli i këngës sime të fundit që në shqip do të thotë “gënjeshtar”. Megjithëse kënga është në gjuhën shqipe është zgjedhur fjala ‘Liar’ për titull, pasi është kryefjalë e refrenit dhe është përdorur për shkak të rimës që krijon në tekst. “Liar” rrëfen një lidhje dashurie të dështuar… Më ka pëlqyer ky projekt shumë dhe kam punuar me dëshirë më të.

Për këtë projekt muzikor, këngëtarja ka punuar me vëllain e saj, Ardin, i cili është edhe autor i tekstit ndërsa për melodinë është kujdesur vetë këngëtarja.

Por si ndihet Ari që është pjesë e “The Top List”?
“Ju falenderoj shumë! Është kënaqësi të jem pjesë e “The Top List”. Kuptohet që secila artiste ndihet e nderuar dhe e lumtur kur e ka përkrahjen e atyre që e mbështesin fort, që në këtë rast janë adhuruesit e këngës. Faleminderit juve për hapësirën që keni ndarë për mua. Lexuesve tuaj ju uroj sa më shumë dashuri dhe pozitivitet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat