Postimi i dyshimtë i Klaudia Pepës, komentuesja: Albin e mori Alba… - Bota Sot
Postimi i dyshimtë i Klaudia Pepës, komentuesja: Albin e mori Alba…

Mediale Vip

E mërkurë, 19 shtator 2018

Postimi i dyshimtë i Klaudia Pepës, komentuesja: Albin e mori Alba…

Më: 16 prill 2018 Në ora: 20:55
Klaudia Pepa

Balerina e njohur dhe shumë e komentuar Klaudia Pepa ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetin social “Instagram”.

Klaudia ka publikuar një foto të sajën, ku bashkëngjitur me të ajo ka shkruar “A”, duke i bërë ndjekësit të dyshojnë se është një dedikim për ish-bashkëshortin Albi Nako.

Fansat mendojnë se ky është një sinjal për Albin ndërkohë që të tjerë mendojnë se e ka për spektaklin “Amici”. Një komentuese madje i shkruan: “Albin e mori Alba, shkruaj kot tani!”.

Por në fakt, balerina profesioniste nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka lajmëruar projektin e ri që pritet të dalë shumë shpejt.

Bëhet fjalë për numrin e ri të kërcimit, që mban shkronjën e radhës të emrit të saj “A”. Pak muaj më parë Klaudia prezantoi koreografinë e titulluar L, e dyta pas asaj të titulluar K që u lancua 6 muaj më parë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test