Rikthimi i këngëtares e cila me cilësi po sfidon kohën

Mediale Vip

Rikthimi i këngëtares e cila me cilësi po sfidon kohën

Nga: B. Toplica Më: 18 prill 2018 Në ora: 11:26
Lumnije Menxhiqi

U promovua në Prishtinë kënga dhe klipi i këngës me titull ‘Tinëzisht ike’ interpretuar nga Lumnije Menxhiqi e cila tash sa kohë jeton në Belgjikë, kompozuar nga Mendi Mengjiqi, me tekst të Hivzi Krasniqit, aranzhmanin e të cilës e ka bërë Riza Dolaku Këngëtarja, 

Lumnije Menxhiqi përsëri bëri një rikthimin jo të zakonshëm këto ditë në skenën tonë të muzikës, kësaj radhe me një baladë të titulluar ‘Tinëzisht ike’ përcjell edhe me një klip për këtë këngë të cilën e ka realizuar në Prishtinë në bashkëpunim me kompaninë ‘Arkiva’. Kënga e saj e vitit të kaluar “Në heshtje të dashurova” kishte ngjallur interesim të madh ndër ne, pos tjerash edhe pse ajo ishte kënga e parë e Lumes, pas shumë vite heshtje dhe largimi nga skena e jonë e muzikës.

Duket se tani edhe me një këngë të re, Lumnije Menxhiqi po dëshmon se rikthimi i saj nuk ishte i rastësishëm dhe ajo si duket ka vendosur që të hy në botën e muzikës tonë e bindur se mund të ofroj diçka ndryshe dhe të re e cila do t’i qëndroj kohës duke mbetur në kujtesën e adhuruesve të këngës së mirëfilltë, sa me cilësi krejt të veçantë interpretimi, aq edhe me kompozim të mirëfilltë të këngës. Autor i këngës së re “Tinëzisht ike’ është kompozitori ynë i suksesshëm dhe i njohur edhe në përmasa ndërkombëtare Mendi Mengjiqi, përndryshe vëllai i Lumes, tekstin për këtë këngë e shkroi Hivzi Krasniqi kurse aranzhmanin e ka bërë Riza Dolaku.

Gjithnjë e më shumë po bindem - na deklaroj Lumije Menxhiqi - se përkundër asaj ku mund të të hedhin valët e jetës, kënga bëhet rikthimi më sublim në vendin tënd, por ajo edhe të mban lidhur gjithkund në botë me njerëzit dhe gjërat e mira” Kariera e Lumes si këngëtare kishte filluar shumë vite më parë, të cilën jo pak prej jush mbase e mbajnë në mend si interpretuese e re dhe ekspresive në ‘Akordet e Kosovës’ dhe në festivale të tjera’ ku shpesh edhe paraqitej me vëllezërit e saj si bashkë-interpretues apo kompozues të këngëve të Lumes. Përndryshe Lumja është nëna e këngëtares të njohur në estradën tonë Vjosa Shehu Binaku e cila ka lindur në Belgjikë por tani jeton dhe vepron në Prishtinë bashkë me bashkëshortin e saj gjithashtu muzicient i njohur Milot Binaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat