'Është e shëmtuar derisa Rihanna vendos që nuk është'

Mediale Vip

'Është e shëmtuar derisa Rihanna vendos që nuk është'

Më: 18 prill 2018 Në ora: 15:26
Këngëtarja e famshme po shndërrohet në një ‘guru’ për të kthyer veshjet e shëmtuara në të bukura

Disa nga veshjet e pasarelave të komentuara si më të shëmtuarat duket se nuk janë të tilla për Rihanna-n.

Këngëtarja e famshme po shndërrohet në një ‘guru’ për të kthyer veshjet e shëmtuara në të bukura dhe kjo gjë bie lehtësisht në sy.

Një përdorues i rrjetit social Twitter ka mbledhur foto me veshje të ndryshme të këngëtares duke e shndërruar fjalinë “Është e shëmtuar derisa Rihanna vendos që nuk është” në një fenomen.

Tashmë në të gjitha rrjetet sociale gjenden foto të veshjeve të stilistëve të famshëm që nuk janë pëlqyer nga publiku deri në momentin kur ato u veshën nga diva e muzikës pop.

Disa përdorues të tjerë kanë shkruar në Twitter teorinë konspirative të radhës se Rihanna është punësuar nga këto kompani për t’u bërë lavazh truri njerëzve në mënyrë që veshjet e tyre të blihen.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat