Pranohet në “X Factor” të Britanisë së Madhe, këngëtarit shqiptar Dilan Reka i refuzohet viza

Mediale Vip

Pranohet në “X Factor” të Britanisë së Madhe, këngëtarit shqiptar Dilan Reka i refuzohet viza

Më: 18 prill 2018 Në ora: 22:43
Dilan Reka

Jo të paktë janë të rinjtë shqiptarë që synojnë tregun e huaj, kjo pasi shqiptarët tashmë veç e kanë vërtetuar se kanë talent për të sunduar tregun ndërkombëtar.

Këngëtari i ri, Dilan Reka, është njëri ndër ta, i cili së fundmi kishte fituar mundësinë për të konkurruar në aduicionet e spektaklit të famshëm, “X Factor” në Mbretërinë e bashkuar.

Mirëpo, të riut shqiptar i ka dalë një problem shumë i madh, pasi që në momentin që ai ka bërë aplikimin për vizë, ka marrë një përgjigje negative brenda 10 ditëve ku i ishte kumtuar lajmi se i ishte refuzuar viza.

 

Te pranohesh nga @thexfactor per audicionet e ketij talent show te madh ne bote dhe te te refuzohet perseri viza , nuk e di jam teper i revoltuar dhe i merzitur me kete fakt . Keta nuk e kuptojne qe nuk shkaterrojne jo vetem deshiren time po deshiren e mijera te rinjve qe duan te behen dikush dhe te ecin ... Nuk e si skam fjale , nejse un ja vura vizes anglise bera çmos dy vite rrjesht me leke te derdhura pafund dhe me asnje rezultat. Shpresojme qe cdo e keqe ta kete nje te mire . Do punoj fort per vendin tim dhe te sjell projekte te forta KAQ !!!!Por falenderoi shume ata qe besojne teper ne talentin dhe punen time @miranda_dupi @alketavejsiu @kicobeatz @bvzzda BID DEAL RECORDS LETS MAKE HITS , Faleminderit. shume qe ndihmuat per gjith domumentacionin @maxproductional Shume mirenjohes per referencat dh gjithcka por , nuk deshte fati te behej

A post shared by I WONT GIVE UP ???????? (@witsdylan) on

Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vet artisti përmes një postimi në Instagram, ku ka treguar se ka ngelur i revoltuar nga kjo ngjarje e cila i ka ndodhur.

“Të pranohesh nga @thexfactor për audicionet e ketij talent show te madh ne bote dhe te te refuzohet perseri viza , nuk e di jam teper i revoltuar dhe i merzitur me kete fakt . Keta nuk e kuptojne qe nuk shkaterrojne jo vetem deshiren time po deshiren e mijera te rinjve qe duan te behen dikush dhe te ecin…”, ka thënë ndër të tjerash Dilan Reka.

Dilan Reka e nisi karrierën e tij në Shqipëri në edicionin e katërt të “X Factor Albania”, gjersa u bë i njohur edhe pas pjesëmarrjes së tij në Festivalin e 55-të në Radio Televisionin Shqiptar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat