Stresi publikon mesazhet e Arian Çanit, ja çfarë i shkruan moderatori pasi doli nga burgu

Mediale Vip

Stresi publikon mesazhet e Arian Çanit, ja çfarë i shkruan moderatori pasi doli nga burgu

Më: 19 prill 2018 Në ora: 17:01
Arian Çani dhe Stresi

Pak ditë më parë, reperi Stresi përfundoi në prangat e policisë së kryeqytetit bashkë me miqtë e tij, pasi në ambientin ku ai kishte ndenjur u gjetën disa gramë kokainë.

Ndërsa gjatë qëndrimit në komisariat, Stresi deklaroi se ishte i pafajshëm dhe kërkonte që të lirohej sa më parë.

Menjëherë pas hetimeve, reperi i njohur u la në gjendje të lirë dhe ai nuk ka vonuar të postojë një foto në “Instagram” shumë pak pas daljes së tij nga burgu.

Ai ka ndarë me fansat një bisedë me gazetarin Arian Çani, i cili i kishte shkruar që tre ditë më parë dhe ishte në pritje të përgjigjes së reperit.

Pasi ka marrë përgjigje, ditën e sotme Ariani ka shfrytëzuar rastin ta ftojë Stresin të nesërmen në emisionin e tij “Zonë e lirë”, ku pritet që Stresi të flasë për ndodhitë e fundit të jetës së tij: fejesën, arrestimin, si edhe lançimin e këngës së re GTA, e cila ka rezultuar mjaft e suksesshme menjëherë pas publikimit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat