Gjiko sërish në telashe për kapjen e peshkaqenit

Mediale Vip

Gjiko sërish në telashe për kapjen e peshkaqenit

Më: 20 prill 2018 Në ora: 08:40
Gjiko

U duk sikur me videon ku kërkoi të falur, Gjiko iu largua telasheve që i dolën gjatë pushimeve në Maldive.

Reperi nga Kosova ishte në një ishull privat atje bashkë me partneren e tij Elita por një gjest i gabuar i ka kushtuar shtrenjtë.

Gjiko ka peshkuar një peshkaqen, i cili konsiderohet si një specie e rrallë. Menjëherë videoja e postuar nga ai vetë, bëri xhiron në rrjetet sociale duke rënë në dorë edhe të instruktorit zhytës profesionist Shaff Naeem.

Pas një videoje ku reperi shqiptar kërkonte falje, gjithçka u qetësua por jo. Shaff Naeem i cili kishte hequr videon ku Gjiko kapte peshkaqenin, e ripostoi sërish atë.

Arsyeja që po e bën është se nga reperi nuk i ka ardhur asnjë video mesazh, ku kërkohet vetëdisimin për mbrojtjen e këtij peshkaqeni të rrallë në Maldive.

“Mirë e hoqa këtë video pasi Gjiko kërkoi falje dhe tha se do të më mbështesë për të ndihmuar në krijimin e vetëdijes dhe mbrojtjen e peshkaqenëve. Pasi u hoq video, ai asnjëherë nuk iu përgjigj asnjë mesazhi. John Thet madje i dha atij mundësinë për të marrë pjesë në hapjen e ADEX2018 dhe për të dhënë një bisedë apo një mesazh video, për të cilën ai kurrë nuk u përgjigj. Mendoj se është koha që ai të dijë se jam serioz për gjërat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat