Rachel dhe Daniel në pritje të fëmijës së tyre

Mediale Vip

Rachel dhe Daniel në pritje të fëmijës së tyre

Më: 20 prill 2018 Në ora: 15:34
Rachel Weisz dhe Daniel Craig

Aktorja Rachel Weisz, ka zbuluar se është në pritje të një fëmije me yllin e James Bond – Daniel Craig, duke thënë se janë jashtëzakonisht të kënaqur që rrugës e kanë “një njeri të vogël”.

Për gazetën New York Times ajo u shpreh: “Do të shfaqem së shpejti. Daniel dhe unë jemi shumë të lumtur. Do të bëhemi me një qenie njerëzore të vogël. Mezi presim ta takojmë vajzën ose djalin tonë. E gjitha është një mister i madh”.

Aktorja e lindur në Londër tashmë e ka një djalë 11-vjeçar me regjisorin hollivudian Darren Aronofsky, me të cilin ishte në lidhje dashurie nga viti 2001 deri më 2010.

Rachel dhe Daniel u lidhën në dhjetor të vitit 2010, ndërsa u martuan në New York në qershor të vitit 2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat