“Po ti ku e di?”, fansja i nxjerr sekretin Luana Vjollcës

Mediale Vip

“Po ti ku e di?”, fansja i nxjerr sekretin Luana Vjollcës

Më: 20 prill 2018 Në ora: 16:50
Luana Vjollca

Nëntë muaj pas projektit të fundit “Benzina”, producenti i Luana Vjollcës, Bini Diez publikoi në rrjetin social “Instagram” një foto ku zbuloi se ajo do të rikthehet me një këngë të re.

Një gjë të tillë Luana e kishte paralajmëruar më parë me një postim i cili fillimisht hodhi dyshimet se ajo do të fillonte një emision të ri pas “Shiko kush luan”.

Disa foto nga ky emision, Luana i postoi edhe një ditë më parë në “Instagram”, ku pyeste fansat nëse i ka munguar “Shiko kush luan”, por një prej komentuesve ka zbuluar diçka që nuk dihej.

“Luana kur bënte xhirimet lodhej shumë sepse zgjaste deri vonë emisioni. Prandaj unë e di sesa punë ka bërë Luana që t’ja dilte mbanë”, shkruan fansja.

“Po ti ku e di?”, i replikon Luana ndërsa fansja i tregon se ka qenë aty për të në çdo regjistrim të emisionit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat