Ndahet nga jeta në moshën 28 vjeçare DJ i famshëm, Avicii

Mediale Vip

Ndahet nga jeta në moshën 28 vjeçare DJ i famshëm, Avicii

Më: 20 prill 2018 Në ora: 19:50
Avicii

Është ndarë nga jeta në moshën 28-vjeçare DJ me famë botërore, Tim Bergling, apo siç njihet me emrin e artit DJ Avicii.

Ai ishte një nga DJ më të njohur në mbarë botën. Emrin e vërtetë e kishte Tim Bergling, nga Suedia, por të gjithë e njohin si “Avicii”.

Megjithatë, në vend që admiruesit e tij të prisnin ndonjë perlë të radhës në prag të sezonit veror, duke ndezur diskotekat në mbarë botën, një lajm i kobshëm vjen nga Omani i largët.

DJ dhe producenti muzikor është gjetur i vdekur këtë të premte, pa ditur asnjë detaj se nga se apo si…

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Tim Bergling, i njohur edhe si Avicii”, njoftuan përfaqësuesit e tij në një deklaratë.

“Ai u gjet i vdekur në Muscat të Omanit, pasditen e kësaj të premteje. Familja është e shkatërruar nga ky lajm, ndaj kërkojmë me përulje respekt maksimal për nevojën e tyre për privatësi, në këtë moment tejet të vështirë. Të paktën për momentin nuk do të jepen më informacione apo deklarata”.

Avicci u tërhoq nga performancat e tij në vitin 2016, për shkak të problemeve shëndetësore. Disa prej hiteve më të shquara të tij janë “Levels”, “Wake Me Up” dhe “Hey Brother”.

Hitet më të njohura të Aviciit, kishte bashkëpunuar edhe me Rita Orën

Zbulohen shkaqet e vdekjes së Avici-t, ja sëmundja e rëndë që i mori jetën në moshën 28-vjeçare DJ të njohur

Dua Lipa ka këto fjalë pas vdekjes së Aviciit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat