Dua Lipa ka këto fjalë pas vdekjes së Aviciit

Mediale Vip

Dua Lipa ka këto fjalë pas vdekjes së Aviciit

Më: 20 prill 2018 Në ora: 21:10
Dua Lipa

Tim Bergling, DJ me famë botërore ka ndërruar jetë sot. Ai ishte i njohur me emrin artistik Avicci.

Dj i talentuar ndërroi jetë në rrethana ende të panjohura në moshën 28 vjeçare.

Dhimbjen për humbjen e tij e kanë ndarë edhe artistët e njohur botërorë, ndër ta edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa.

Ajo në Twitter ka shkruar se ndjehet e trishtuar me këtë lajm për vdekjen e Aviciit.

‘Lajm shumë i keq për të dëgjuar  për shkuarjen e Aviciit.  Shumë i ri dhe shumë shpejt. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjarët, miqtë dhe fansat e tij’, ka shkruar Dua.

Avicii ka lindur në Stokholm, Suedi kurse karrierën e filloj në vitin 2007 ku nënshkroi edhe kontrakton e parë me “Dejfitts Plays”.

Avicii ka qenë i nominuar dy herë për çmimin Grammy për projektet si “Sunshine” me David Guetta në vitin 2012 dhe për këngën tjetër “Levels” në vitin 2013.

Disa nga këngët më të famshme të tij janë “I Colud Be the One” me Nicky Romero, “Wake me up”, “You Make Me”, “X You”, “Hey Brother”, “Addicted to You”, “The Days”, “Waiting for Love” dhe “Lonely Together”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat