Megan Fox ka zbuluar sekretin i cili i ka ndihmuar që të këndellet nga kriza dashurore dhe të mbrojë martesën e vet

Mediale Vip

Megan Fox ka zbuluar sekretin i cili i ka ndihmuar që të këndellet nga kriza dashurore dhe të mbrojë martesën e vet

Më: 21 prill 2018 Në ora: 07:49
Megan Fox

Aktorja e famshme, Megan Fox, ia ka falur zemrën e vet para shumë vjetëve aktorit Brian Austin Green.

Ajo konsiderohet si njëra ndër aktoret më të bukura të Hollywoodit, vite të tëra në përqafim të saj kënaqet vetëm bashkëshorti i saj. Çifti ka filluar lidhjen më 2004, kur aktorja i ka pasur 18 vjet, ndërkaq i fejuari i saj 30 vjet.

Me gjithë dallimin e madh në moshë, çifti është kurorëzuar në vitin 2010, ndërkaq 5 vjet më vonë kanë bërë kërkesën për prishje kurore, transmeton Telegrafi.

Opinioni mbeti i befasuar kur aktorja publikoi që ishte shtatzënë për herë të tretë, mirëpo nuk zbuloi menjëherë që pikërisht Briani është babai, sepse nuk e dinte që janë pajtuar.

Çifti tani i ka tre djem, ndërkaq flitet që po planifikojnë edhe një fëmijë, sepse aktorja dëshiron të ketë edhe vajzë. Ajo ka zbuluar se si e ka shpëtuar martesën e vet dhe e ka mbajtur familjen të bashkuar.

– Herë pas here patjetër duhet të kujtosh përse të pëlqen personi me të cilin ke fëmijë. Kur ke aq njerëz përreth vetes dhe aq shumë obligime, kjo lehtë do të harrohet.

Bëhuni partnerë afaristë, dhe pastaj dilni në ndeja dhe mendon se si ai person të tërheq pa masë. Kjo është shumë me rëndësi dhe ne përpiqemi që të dalim sa më shpesh në ndeja, ka zbuluar sekretin e vet bukuroshja Megan.

Edhe muzikanti John Legend para pak kohësh ka zbuluar sekret të ngjashëm të martesës së lumtur me manekinen Chrissy Teigen, me të cilën është bashkë më shumë se 11 vjet.

– Rregullisht dilni në ndeja me partnerin, pa marrë parasysh obligimet e tjera. Blini lule herë pas here, le ta dijë partneri juaj që ende është i veçantë. Mua Chrissy tani më është më joshëse se sa para dhjetë vjetëve, sepse tani kjo nuk është vetëm fizike.

Ne jemi ekip dhe kjo na bën më të lidhur se kurrë më parë, ka zbuluar John. Nëse lidhja juaj aktualisht është në krizë, tani e dini se çka duhet të bëni. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat