Avicii fliste për problemet shëndetësore në intervistat e fundit

Mediale Vip

Avicii fliste për problemet shëndetësore në intervistat e fundit

Më: 21 prill 2018 Në ora: 08:28
Avicii

Avicii fatkeqësisht vdiq të premten në moshën 28 vjeçare dhe derisa asnjë shkak i vdekjes nuk është zbuluar ende, DJ u hap për problemet shëndetësorë në të kaluarën.

Artisti u tërhoq nga turneu në vitin 2016 për t’u përqëndruar në shëndetin e tij. Ai kishte vuajtur nga një sëmundje që kishte të bëjë me pankreasin për shkak të , siç thuhej, nga pija e tepërt.

Në vitin 2014 kishte probleme me fshikëzën.

“Kishte të bëjë me shëndetin tim”, tha Avicii për THR në vitin 2016, në njërën nga intervistat e tij të fundit.

“Skena nuk ishte për mua, kam marrë shumë energji negative besoj”.

Ky artikull vuri në dukje në kohën kur Avicii, emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling, kishte një fytyrë të zbehtë dhe dukej keq me shëndetin.

Pavarësisht kësaj, ai tha se ndjehej i lumtur dhe do të përqendrohej në veten e tij për një kohë të gjatë.

Një vit më vonë, artisti rifreskoi gjendjen e tij në një intervistë për BBC Radio 1.

“Ky është viti i parë që ndihem sikur jam në gjendje të jetoj normalisht për herë të parë pas tetë vjetësh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat