Nuk e pakemi ditur, prezantuesja e njohur shqiptare ka në plan të adoptojë një fëmijë

Mediale Vip

Nuk e pakemi ditur, prezantuesja e njohur shqiptare ka në plan të adoptojë një fëmijë

Më: 21 prill 2018 Në ora: 13:33
Nevina Shtylla

Si nga portretet më të ëmbla dhe më të dashura të ekranit shqiptar, ajo ka treguar se prezantimi është terreni i sigurt ku ajo “operon” profesionalisht, çka e bën njëherësh të jetë edhe një nga vajzat e pëlqyera në radhët e personazheve publik në vend.

Po flasim për Nevina Shtyllën, moderatoren simpatike të “Jo vetëm modë”, e cila ka marrë në dorë drejtimin e këtij formati prej disa kohësh dhe gjithçka ka rezultuar një sukses.

Ndonëse është pjesë e jetës publike, sërish nuk ka zgjedhur të jetë protagoniste. Përkundrazi, e rezervuar për të dhënë shumë detaje, qoftë nga pasionet, përditshmëria, apo jeta private, Nevina është bërë shpesh objekt kureshtie pikërisht për të mësuar më shumë për të. Në një intervistë të fundit për revistën “Who” ajo ka folur për shumëçka, nga fillimet e karrierës, roli në një film, pjesëmarrja në konkurse bukurie, por ajo që ka dalluar ndër të tjera ka qenë fokusi i saj tek çështja e adoptimit të fëmijëve.

“Unë e mbështes adoptimin. Ndoshta për disa është një koncept që nuk do e pranonin kurrë, por mua më duket diçka e bukur dhe jo vetëm në rastet kur për arsye biologjike nuk mund të bësh fëmijë vet. Mendoj se në të ardhmen do ta bëj një zgjedhje të tillë”, është shprehur ajo gjatë intervistës.

Kjo deklaratë është kaq e papritur për të gjithë, por vërtet ideja e përkrahjes ndaj gjesteve të tilla është kaq e çmuar dhe për t’u vlerësuar. Nëse në të ardhmen Nevina do e ndërmarrë një hap të tillë, do të jetë tipar tregues i një njeriu me zemër të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat