Performanca e mahnitshme e Dua Lipës në “BBC”

Mediale Vip

Performanca e mahnitshme e Dua Lipës në “BBC”

Më: 21 prill 2018 Në ora: 14:25
Dua Lipa dhe Calvin Harris

Dua Lipa është një prej artisteve më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Këngëtarja po vazhdon të korrë suksese në profesionin që ushtron dhe është shumë aktive me projekte të reja.

Së fundi, Dua ka qenë e ftuar bashkë me Calvin Harris në emisionin “The Graham Norton Show” në “BBC”.

Këngëtarja ka realizuar një performancë madhështore madhështore me këngën e fundit “One Kiss” në duet me Calvin Harris.

Dua njëherësh është komplimentuar edhe në lidhje me veshjen në këtë emision, që ishte një kostum elegant me ngjyrë portokalli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat