Enca Haxhia është emër shumë i përfolur në shtypin rozë.
Këngëtarja njihet për paraqitjet tejet provokuese në publik, për të cilat shumë shpesh ka marrë edhe kritika.
Mbrëmë, ajo ka qenë e ftuar për të performuar në Zvicër, ku i pranishëm ishte edhe Labinot Gashi.
Moderatori kishte shfrytëzuar rastin ta shkrepte një foto bashkë me këngëtaren, të cilën që të dy e hodhën në rrjete sociale.
“Qelbësirë” kishte qenë mbishkrimi që si Enca, ashtu edhe Labi i kishin vënë fotografisë, e që sigurisht se është batutë mes tyre.