A do martohesh? Soni Malaj: Kam një unazë në gisht…

Mediale Vip

A do martohesh? Soni Malaj: Kam një unazë në gisht…

Më: 23 prill 2018 Në ora: 22:38
Soni Malaj

“Në kurthin e Piter Pan”, këngëtarja Soni Malaj ka zbuluar këtë të hënë se martesa është pjesë e planeve të saj të afërta. Duke iu përgjigjur pyetjeve të fëmijëve, por edhe drejtueses së spektaklit Alketa Vejsiu, nëse do të ketë një martesë, këngëtarja tha: “Kam një unazë në gisht në fakt kështu që…”

Të vegjlit e pyetën edhe nëse dëshiron të bëjë një motër ose vëlla për vajzën e saj Anna, pyetje së cilës Malaj iu përgjigj shkurt dhe plot bindje: “Dua”.

Soni Malaj është prej disa vitesh në një lidhje me Klevin, një biznesmen nga Tirana, ndërsa ka një vajzë 6-vjeçare nga martesa e saj e mëparshme me balerinin italian Mirko Luccarelli

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat