Modelit portugez mendja i mbeti tek Enca, ky është komenti që i la për "twerk".
“Dua” titullohet projekti i fundit nga Enca Haxhia, i cili ishte paralajmëruar disa muaj më parë.
Kësaj kënge, ajo ia shoqëroi edhe videoklipin, i cili e solli atë shumë më ndryshe prej herave të tjera, shkruan lajmi.net. Enca në klip përveç si këngëtare, është shfaqur edhe në rolin e aktores me protagonist kryesor, Pierluigi Fracassi, model portugez.
Këngëtarja vjen me skena ‘të nxehta’ bashkë me modelin, andaj kjo gjë ka bërë që të kritikohet shumë në publik. Së fundi, Enca ka postuar një video në të cilën shfaqet tejet provokuese duke bërë ‘twerk’ me këmbën ngritur mbi karrige.
“Shkëlqennn”, shkruan Pierluigi në komentin që i la Encës, e cila nuk refuzoi t’ia kthente me “Ay ay ayy”.