Edi Kastrati nën emocione për vdekjen e Artit: Fliste për plane të mira gjithmonë

Mediale Vip

Edi Kastrati nën emocione për vdekjen e Artit: Fliste për plane të mira gjithmonë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 15:45
Art Kurti dhe Edi Kastrati

Vdekja e aktorit të ‘O sa mirë’, Art Kurtit mëngjesin e sotëm i ka tronditur të gjithë.

Familjarët, kolegët e miqtë  e afërt të tashmë të ndjerit janë shokuar me humbjen e djalit të cilin e kanë cilësuar të urtë dhe që nuk ka pasur ndonjë problem të madh me askënd.

I kontaktuar nga mediat miku i tij i afërt njëherësh kolegu dhe vendasi, Edi Kastrati ka folur nën emocione për humbjen e Artit.

Ai tha se e ka njohur si djalë i cili asnjëherë nuk ka folur për plane të këqija dhe se ishte shumë i hareshëm, kontakti i fundit i tij me Artin ishte para disa ditësh.

‘’Kontakti i fundit para 3,4 ose 5 dite. Kurrë asniher nuk me ka fol për ndonjë problem, përkundrazi është mundu me qenë gjithmonë i hareshëm. Nuk është që ka folë ndonjëherë për plane të kqia, përkundrazi për ato të mira gjithmonë” tha ai.

I pyetur nëse i ndjeri ka pasur ndonjë problem me dikë, Edi i bindur ka treguar se kolegu i tij nuk ka pasur probleme të tilla.

‘’Me sa di une nuk ka pas ndonjë problem me askënd, sidomos probleme që të bin deri te vrasja, ndoshta u fjalos me ndonjë shok aty ktu amo, jo jo…..’’

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat