Shikoni çfarë bën frizeri Bardh Kokollari ne kokat njerëzve

Mediale Vip

Shikoni çfarë bën frizeri Bardh Kokollari ne kokat njerëzve

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 24 prill 2018 Në ora: 19:57
Bardhyl Kokollari

Bardhyl Kokollari është emër i njohur për ata që ndjekin faqe me frizurat më rë reja, më interesante e me të veçanta për meshkuj.Bardhyl Kokollari, është artist i parukerisë, berber profesionist që bënë mrekulli në kokat e klientëve të tij të shumtë.Shumë njerëz që kanë shkuar në Zvicër, e kanë vizituar edhe sallonin e tij në ne Biel/Bienne që është 30 Km prej kryeqytetit Bern.Atje shkojnë njerëz të thjeshtë, por që duan të duken bukur, por edhe këngëtar e artistë që shpesh e vizitojnë sallonin e tij “V.I.P Gentleman’s Barbershop”, e që impresonohen nga profesionalizmi, e “gishtat magjik” të Bardhylit, që njihet edhe me nofken Dooly.

Ai, krijon trende, eksperimenton, e mbi të gjitha e di saktë se çfarë bënë, andaj puna e tij konsiderohet art në vete.Në Prishtinë ka nisur të punoj si ndihmës pas shkolle te disa fqinjë që kanë pasur berberhane qysh në moshën 10 vjeçare, ndërkaq që nga lufta ai jeton në Zvicër, ku ka kryer për katër vite zanatin për frizer për femra dhe meshkujt, duke u paisur me diplomë federale të Zvicres, e njohur në gjithë botën.E veçanta e tij është se është origjinal dhe i pa ngatërrueshëm në stil. është shpikës i prerjeve, feizer për fëmra dje meshkuj i trendeve dhe stileve të reja, por edhe i “old school”.Bardhi, që njihet edhe si “JockerTheBarber”, është edhe vizazhist, që punon sipas proporcioneve të kokës së klientit, ngjyrës së flokëve, syve, lëkures dhe adaptimit sipas profesionit dhe veshjes së njeriut, po ashtu është edhe colorist, për çka ështe specializuar në Paris.

Në videon e më poshtë shikoni aplikimet më interesante nga Bardhi, i njohur në botën virtuale edhe ai TheJockerBarber.BS

Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat