Pas Turit edhe Orinda braktis “Vizion Plus”?

Mediale Vip

Pas Turit edhe Orinda braktis “Vizion Plus”?

Më: 25 prill 2018 Në ora: 18:12
Orinda Huta

Përpara disa javësh lajmi që moderatori i njohur Turjan Hyska do të braktisë televizionin ‘Vizion Plus’ dhe do të zhvendoset në televizionin ‘Klan’ bëri bujë në të gjitha portalet.

Madje u përfol se bashkë me të do të largohet edhe emisioni ‘Apartamenti 2xl’ së bashku me trupën e aktorëve.

Por mesa duket Turi dhe ‘Apartamenti 2Xl’ nuk janë të vetmit që do të braktisin televizioni e njohur, pasi sipas informacioneve të fundit nga ‘Iconastyle.al’ edhe bashkëshortja e Turit, moderatorja Orinda Huta do të ndjekë të njëjtat hapa.

Sipas burimeve Orinda po mendon të largohet nga ky televizion në të cilin ka punuar prej nëntë vitesh dhe po përflitet se do të zhvendoset së bashku me partnerin e saj në televizionin ‘Klan’.

Megjithatë ende nuk dihet nëse këto lajme janë të vërteta dhe se çfarë pozicioni do të mbaj Orinda në “Tv Klan”. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat