Paditet se dështoi të promovojë brendin

Mediale Vip

Paditet se dështoi të promovojë brendin

Më: 26 prill 2018 Në ora: 14:09
Sarah Jessica Parker

Koleksioni i saj për nuse ishte lansuar këtë javë, por Sarah Jessica Parker ndodhet në probleme, pasi një kompani bizhuterish ka ngritur padi kundër saj.

Page Six raporton se aktorja është akuzuar nga Kat Florence Design Limited se ka dështuar të promovojë brendin e kompanisë.

Kompania thotë se aktorja ka nënshkruar marrëveshje në vlerë 7,5 milionë dollarë në tetor të vitit 2015. Po ashtu kompania ka paguar yllin me një shumë prej 5 milionë dollarësh për të përdorur fytyrën dhe emrin e saj për koleksionin e tyre Sarah Jessica Parker D-Flawless Diamond.

Padia është ngritur këtë javë në Nju Jork dhe thotë se sipas marrëveshjes, aktorja është supozuar të jetë në shitoren e kompanisë në Londër për të promovuar eventet.

Ajo ka qenë në kryeqytetin londinez gjatë kohës së hapjes, por nuk ka marrë pjesë, gjë e cila ndikoi në anulimin e eventit.

Ndërkohë që nuk jepen arsyet e mungesës së aktores në hapjen e eventit, kompania rikujton se Sarah ka munguar edhe për katër muaj në vitin 2016 në ngjarjet e saja, për shkak se ishte duke filmuar shoun e saj për televizionin HBO- në të njëjtin vit kur brendi ishte planifikuar të lansohej.

Po ashtu, kompania akuzon aktoren se nuk kishte bërë foto me presidentin Kat Florence, gjatë ndarjes së çmimeve Golden Globes në vitin 2017, ku ajo ishte paraparë të promovojë linjën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat