Rihanna ka probleme me linjën e saj të rrobave Fenty

Mediale Vip

Rihanna ka probleme me linjën e saj të rrobave Fenty

Më: 26 prill 2018 Në ora: 15:59
Rihanna

Linja “Fenty University” nga Rihanna, i ka shkaktuar probleme këngëtares.

Një kompani amerikane po pretendon se Rihanna ka përdorë emrin “Fenty University”, shpesh duke vendosur inicialet F.U, pa marrë leje nga kompania në fjalë.

Freedom United, një brend amerikan i përdorur nga yjet si Demi Lovato, kishte kërkuar nga “Puma” që të ndalojë prodhimin e rrobave me inicialet F.U.

Megjithatë Rihanna edhe pse kishte njohuri për kompaninë Freedom United, ka zgjedhur që të përdorë inicialet F.U në linjën e saj për Fenty x Puma.

Kjo kompani ka kërkuar të ndalohet përdorimi i këtij emri dhe ka listë të të gjitha të hyrave që Rihanna ka përfituar nga shitjet e gjërave të kësaj linje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat