Zayn Malik i dëshpëruar për Gigin, dëshiron ribashkim?

Mediale Vip

Zayn Malik i dëshpëruar për Gigin, dëshiron ribashkim?

Më: 26 prill 2018 Në ora: 20:22
Zayn Malik dhe Gigi Hadid

E kush nuk do e donte një rikthim të Zayn Malik dhe Gigi Hadid!

Ata ishin një nga çiftet më të preferuar për publikun pasi në çdo postim të tyre na tregonin se ishin tamam çifti ideal. Fotot e tyre ishin të denja për “couple goals”, por Zayn Malik dhe Gigi Hadid i dhanë fund lidhjes së tyre më shumë se 2-vjeçare, për arsye që si kuptuam.

Por siç duket Zayn do që të kthehet sërish me Gigin edhe pse ndoshta vetëm si shokë. Këngëtari i njohur e ndjen që vetëm Gigi e kuptonte atë dhe dëshpërimin e tij e si rrjedhojë po i mungon suporti i supermodeles.

“Për Zayn edhe pse si shoqe ndoshta, e do Gigin në jetën e tij, sepse ajo është e vetmja që di t’ia qajë hallet”, u shpreh një burim i afërt me Zayn.

Jo më kot ai u kap “mat” duke dalë nga hoteli i Gigi Hadid. Sa bukur do ishte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat