Si kurrë më parë, Dafina shfaqet në momente intime me të dashurin!

Mediale Vip

Si kurrë më parë, Dafina shfaqet në momente intime me të dashurin!

Më: 27 prill 2018 Në ora: 09:53
Dafina

Kur vjen puna tek personazhet shqiptarë, Dafina ka tërhequr gjithnjë vëmendje në fushën e romancës. Nga lidhja e gjatë me Krenar Cocaj, e deri tek dashuria e bujshme me Ledri Vulën, Duffye përmendet disi më rrallë për jetën private, pas largimit drejt SHBA-ve. Pak më e rezervuar për të shfaqur të dashurin që ka aktualisht në krah, të gjithë e kujtojmë suprizën e këtij të fundit për ditëlindjen e këngëtares.

Megjithatë, shumë pak dimë për romancën e re të Dafinës. Ai quhet Jose dhe me aq sa kuptohet, Zeqiri po e shijon sa duhet këtë lidhje. Por, një nga videot e fundit të shpërndara nga një nga mikeshat e Dafinës, e tregon artisten në momente intime me Jose. Gjithçka nis nga një puthje, edhe pse më pas fokusi drejtohet tek Duffye, e cila bën shaka të njëpasnjëshme me vajzën që po e xhiron. E ndonëse vetëm në pak sekonda, nuk mund të themi se e kishim parë këngëtaren në momente më private se kaq.

Për sa i përket projekteve muzikore, nuk dihet ende se kur do të dëgjojmë diçka të re nga Dafina. Sa për romancën, afatgjatë ose jo, duket se kjo lidhje po e plotëson zeqirin çdo herë e më shumë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat