Nuk ka shumë që është bërë nënë, por Floriana Garo mahnit me format trupore

Mediale Vip

Nuk ka shumë që është bërë nënë, por Floriana Garo mahnit me format trupore

Më: 27 prill 2018 Në ora: 15:32
Floriana Garo

Më 12 mars të këtij viti, moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Floriana Garo solli në jetë fëmijën e saj të parë, një vajzë nga martesa me avokatin Enis Daci.

Ishte vetë Floriana ajo që bëri të ditur lajmin e bukur, nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ku edhe zbuloi se vogëlushen ka vendosur ta quajë Adia.

Ajo së fundmi ka nisur të jetë aktive në rrjetet sociale, ku poston fotografi të saj. E teksa shumë nëna thonë se e kanë të vështirë t’i kthehen formave trupore të mëparshme, Floriana siç duket e ka pasur të lehtë.

Moderatorja ka postuar foto ku shfaqet në super formë me një fustan ngjyrë vjollcë të errët, një peliçe të shkurtër dhe taka.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat