I jep mito policisë të hetojë punët e pista të burrit, arrestohet

Mediale Vip

I jep mito policisë të hetojë punët e pista të burrit, arrestohet

Më: 7 maj 2018 Në ora: 14:15
Anna Timohin

E pakënaqur me shumën prej 11 milionë funtash që ish-burri i saj ia kishte paguar pas divorcit, Anna Timohin (43) u përpoq t’i jepte ryshfet policisë për të hetuar punët e dyshimta të ish-bashkëshortit.

Ajo u arrestua nga policia ruse në Sankt Petersburg, pasi tentoi t’i japë dhjetë mijë dollarë një zyrtari policor.

Timohin ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin, me të cilin ishte ndarë vitin e kaluar.

Ajo ka akuzuar Alexander Timohin për transaksione ilegale financiare dhe punë bankare përmes llogarive sekrete offshore.

Por, policia ruse tha se Timohin nuk dha kurrfarë faktesh për akuzat e bëra ndaj pronarit të bankës Zauber.

Pas hyrjes në burg, policia ka mbyllur edhe profilet e saja në rrjetet shoqërore.

Ndryshe, për dhënie të mitos, ligjet ruse parashohin dënime ndërmjet 7 deri 12 vjet burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat