Një vit pas divorcit, Jonida Maliqi “romancë” me modelin Oni Pustina

Mediale Vip

Një vit pas divorcit, Jonida Maliqi “romancë” me modelin Oni Pustina

Më: 10 maj 2018 Në ora: 15:48
Jonida Maliqi

Një vit pas divorcit nga bashkëshorti, Jonida Maliqi kthehet pas tre vjetësh me një klip të ri muzikor, për të cilin ka angazhuar një grup të madh bashkëpunëtorësh. Këngëtarja ka ndarë me miqtë në “Instagram” një video të shkurtër nga klipi titull “N’errësirë”, ku shihet në një “romancë” buzë detit me ish-modelin, që bëri karrierë dhe mori famë të jashtëzakonshme në Itali, Oni Pustinën.

Duket se gjithçka ka përfunduar në këtë projekt të ri, ku Jonida ka përzgjedhur si aktor në klip pikërisht Onin, një djalë jo vetëm sharmant, por edhe me pamje të maturuar, duke bërë diferencë kështu mes këngëtareve të tjera që zakonisht zgjedhin si imazhe djem shumë të rinj në moshë.

Zgjedhja e Onit, duket se i ka dhënë tjetër vlerë fabulës së klipit, ku siç shihet nga sekuenca që Jonida ka publikuar, ata janë dy partnerë që sillen në lidhjen e tyre pasionantë, njësoj si dy balerinë tangoje. Në skenën e klipit shihen dy duar që sh këputen nga njëra-tjetra, por më shumë rreth fabulës pritet të kuptohet pas publikimit. Kënga është e zhanrit “Pop R&B”, ku Jonida shfaqet me flokët në ngjyrë çokollatë, ndërsa Oni edhe më sharmant me thinjat e moshës.

Lajmi se në videoklipin e këngës së Jonidës ishte i përfshirë edhe një personazh publik shumë i njohur, që i mungonte prej kohësh ekranit, pikërisht Oni Pustina, nisi të qarkullonte në media pak javë më parë. Për bashkëpunimin me ish-modelin, ajo u shpreh se ndihej shumë e lumtur, duke qenë se ai është treguar mjaft profesionist dhe serioz gjatë xhirimeve.

Prej vitesh, Oni qëndron larg vëmendjes mediatike pasi është përqendruar më shumë te familja që ka krijuar nga martesa me ish-balerinën, Linda Poda. Pas disa vitesh, larg vëmendjes mediatike, çifti që u njohën në “Dancing with the stars”, tetë vite më parë, tashmë janë prindër të një vajze.

Oni dhe Linda kanë zgjedhur të qëndrojnë jashtë vëmendjes mediatike sidomos këto tre vitet e fundit, pasi, mesa duket, kanë dashur ta shijojnë në maksimum rritjen e fëmijës. Ish-postieri i Maria De Filipit dhe balerina elegante e disiplinave latine u njohën gjatë spektaklit “Dancing with the Stars”. Nuk vonoi shumë dhe partneri skenik i Podës u bë partner jete. Që nga viti 2010, kur Oni fitoi spektaklin e parë të “Dancing with the stars Albania”, Linda la kërcimin dhe i përkushtohet profesionit të juristes, ndërkohë që Oni merret me biznesin e tyre në Tiranë. E ndërkohë që Oni ka statusin “i martuar” në këtë projekt, ndryshe qëndron puna me Jonidën.

Nëna e një djali, u divorcua nga bashkëshorti i saj Gent Prizreni në qershor të vitit të kaluar. Nga martesa e tyre 17-vjeçare ata kanë një djalë, ndërkohë që Jonida vazhdon jetën intensive jo vetëm me karrierën si këngëtare e personazh televizioni, por edhe si biznesmene e blogere mode.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat