Shoku i Chris Brown mohon akuzat për përdhunim

Mediale Vip

Shoku i Chris Brown mohon akuzat për përdhunim

Më: 11 maj 2018 Në ora: 12:10
Lowell Grissom Jr. dhe Chris Brown

Shoku i Chris Brown i cili është akuzuar se ka përdhunuar një grua në shtëpinë e Brown, ka thënë se nuk ka asnjë provë se është kryer ndonjë krim.

Lowell Grissom Jr. është personi për të cilin një grua, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, ka thënë se e kishte përdhunuar në një nga ndejat në shtëpinë e Chris Brown.

E avokati i tij ka thënë se kjo çështje është hetuar dhe se emri i klientit të tij është pastruar.

Ai ka shtuar se kjo padi është duke u keqpërdorë për të fituar para, dhe është shprehur i bindur se do ta fitojnë çështjen në gjykatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat