S’ka mbetur asgjë pas nga pamja e vjetër e aktores së njohur

Mediale Vip

S’ka mbetur asgjë pas nga pamja e vjetër e aktores së njohur

Më: 11 maj 2018 Në ora: 16:30
Tuba Buyukustun

Aktorja e njohur turke, Tuba Buyukustun, është fotografuar pa make-up në rrugët e Stambollit. Që prej shkurtimit të flokëve dy vite më parë, ajo është kritikuar së tepërmi për look-un e saj.

Për median turke, paraqitja e fundit pa make-up e aktores që ka luajtur rolin e Syhan në serialin “Xhesuri dhe e Bukura” është një zhgënjim i plotë.

Ndjekësit e kanë pëlqyer shumë look-un e saj në serialin “Diamante dhe Dashuri”, ku luante rolin e Elifit.

Në krah të aktores 35-vjeçare, e cila vitin e kaluar u divorcua nga aktori Onur Saylak, ishte i dashuri i saj i ri, biznesmeni Umut Evirgen.

Pyetjet e gazetarëve që iu afruan për të marrë një prononcim, Buyukustun i la pa përgjigje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat