Melania, emri më në trend në Amerikë

Mediale Vip

Melania, emri më në trend në Amerikë

Më: 12 maj 2018 Në ora: 09:36
Melania Trump

Melania, duket se është emri më në trend për bebet vajzat në SHBA. Sipas të dhënave të reja nga Administrata e Sigurimeve Shoqërore në SHBA, emri i Zonjës së Parë të Amerikës, është emri më në trend për bebet e lindura gjatë vitit 2016-2017.

Të premten, agjencia qeveritare publikoi listën zyrtare të emrave më të njohur të foshnjave të vitit 2017.

Sipas  këtyre të dhënave ndër emrat më i populluar ishte emri i Melania Trump.

131 foshnje që kanë ardhë në jetë gjatë vitit 2016 mbajnë emrin Melania, ndërsa në vitin 2017 numri i bebeve të bekuara me emrin e bashkëshortes së Presidentit Trump, është 283.

Por Melania duket se nuk është  emri i vetëm i pëlqyer në familjen Trump, sipas të dhënave të fundit edhe dy vajzat e Presidentit, Ivanka dhe Tiffany, janë ndër emrat më të populluar kohët e fundit në Amerikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat