Eugent Bushpepa performancë të shkelqyer në skenën e Eurovisionit

Mediale Vip

Eugent Bushpepa performancë të shkelqyer në skenën e Eurovisionit

Më: 13 maj 2018 Në ora: 00:00
Eugent Bushpepa

Eugent Bushpepa ka bërë një tjetër interpretim mbresëlënës në skenën e Eurovisionit.

Këngëtari, i cili e përfaqëson Shqipërinë në edicionin e sivjetmë të Festivalit Evropian të Këngës, ka bërë një performancë fantastike para publikut dhe miliona shikuesve që e kanë përcjellë përmes ekraneve televizive.

Ai e ka mbyllur me sukses performimin e këngës “Mall”, të cilën e ka interpretuar në shqip.

Genti e ka kompozuar dhe e ka shkruar vet këngën me të cilën e fitoi Festivalin e Këngës në RTSH dhe kështu siguroi pjesëmarrjen në Eurovision.

Meqë arriti ta bënte për vete publikun në gjysmëfinale, ai siguroi vizën për finalen e sotme (e shtunë), ku ka vazhduar me performancë të mirë.

Interpretimi i këngëtarit shqiptar është i bazuar te fuqia e tij vokale.

Shpresojmë që kur të hapet votimi, Bushpepa të marrë sa më shumë vota, në mënyrë që të renditet sa më lartë dhe pse jo edhe ta fitojë këtë festival.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat